Enver Hoxha mohon ikjen e qytetarëve në Hungari

Në një konferencë të drejtpërdrejt për media, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm në detyrë ka folur për ikjet e fundit të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Hoxhaj me këtë rast ka theksuar se ka disa javë që ai ka informacione që disa Institucione të caktuar të cilat veprojnë jashtë […]
Në një konferencë të drejtpërdrejt për media, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm në detyrë ka folur për ikjet e fundit të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Hoxhaj me këtë rast ka theksuar se ka disa javë që ai ka informacione që disa Institucione të caktuar të cilat veprojnë jashtë Kosovës po mundohen të krijojnë panik dhe nervozë tek qytetarët e Kosovës.
“Kam pasur informata para 4-5 jave, se disa institucione të caktuara jashtë Kosovës po mundohen të krijojnë panik dhe nervozë tek qytetarët e Kosovës dhe kam informuar institucionet e Sigurisë të merren me këtë çështje. Lus qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e kësaj propagande”, ka thënë ai.
I pyetur se kush janë këto institucione jashtë Kosovë që po mundohen të krijojnë panikë, Hoxhaj nuk ka pranuar të përgjigjet para gazetarëve duke iu thënë atyre se ata duhet vetë të hulumtojnë për këtë çështje.












