Ekzekutohet me armë i riu shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur nga një shkëmbimi zjarri mbrëmjen e të enjtes. Ngjarja ka ndodhur në Monza, Itali, e ndërsa identiteti i të riut ende nuk bëhet i ditur. Ai vdiq në spitalin e Desio, pasi kishte shkuar aty me plagë të një arme zjarri. Ai ishte bërë pjesë e një sherri […]
Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur nga një shkëmbimi zjarri mbrëmjen e të enjtes. Ngjarja ka ndodhur në Monza, Itali, e ndërsa identiteti i të riut ende nuk bëhet i ditur. Ai vdiq në spitalin e Desio, pasi kishte shkuar aty me plagë të një arme zjarri.
Ai ishte bërë pjesë e një sherri dhe ishte qëlluar rreth orës dy të mëngjesit jashtë një lokali në Brianza. Ishte një tjetër shqiptar ai i cili e kishte dërguar në spital 24-vjeçarin pas ngjarjes. Sipas dëshmisë së shokut te tij shqiptar, sulmi ndodhi kur ata ishin në makinë, pranë një klubi nate në Brianza, një tjetër automjet iu afrua dhe shoferi qëlloi mbi 24-vjeçarin e me pas iku me vrap.
Mediat italiane raportojnë se policia nuk ka ende një pistë hetimi, por dyshimet janë se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh. Sipas tyre, vdekja e 24-vjeçarit shqiptar është e mbuluar me mister. “Nuk dihet asgjë për djalin shqiptar të vrarë gjatë natës.












