Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, Meta thërret ambasadoren kroate

Çështja e Ismail Morinës ka vënë në lëvizje, kreun e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta. Mësohet se Meta ka thirrur në Presidencë, ambasadoren e Kroacisë në Shqipëri, Sanja Bujas-Juraga. Meta ka shprehur shqetësimin në emër të mijëra shqiptarëve të shqetësuar për sigurinë e Morinës. Takimi u zhvillua në Presidencë në mesditë, pikërisht kur pritej firma e […]
Mësohet se Meta ka thirrur në Presidencë, ambasadoren e Kroacisë në Shqipëri, Sanja Bujas-Juraga.
Meta ka shprehur shqetësimin në emër të mijëra shqiptarëve të shqetësuar për sigurinë e Morinës.
Takimi u zhvillua në Presidencë në mesditë, pikërisht kur pritej firma e ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e Morinës në Serbi, i vetmi që mund ta anullojë vendimin.
Po sot, ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviç, garantoi se Morina në Serbi do të kishte një gjykim të drejtë.












