Ekspertët juridik shpjegojnë kërkesën e Listës Serbe për postin e zv/presidentit të Kosovës

Ekspertët juridik shpjegojnë kërkesën e Listës Serbe për postin e zv/presidentit të Kosovës

  Lista Serbe e cila pritet të mbështetë koalicionin PAN-AKR ka kërkuar një pozitë jo të njohur për Kushtetutën e Kosovës. Pozita e zëvendëspresidentit është kërkuar nga subjekti të cilin e drejton Goran Rakiq. Mirëpo, njohësit juridik thonë se kjo praktike nuk është kushtetuese. Profesori universitar, Riza Smaka ka thënë për “Indeksonline” se kjo kërkesë […]

 

Lista Serbe e cila pritet të mbështetë koalicionin PAN-AKR ka kërkuar një pozitë jo të njohur për Kushtetutën e Kosovës.

Pozita e zëvendëspresidentit është kërkuar nga subjekti të cilin e drejton Goran Rakiq.

Mirëpo, njohësit juridik thonë se kjo praktike nuk është kushtetuese.

Profesori universitar, Riza Smaka ka thënë për “Indeksonline” se kjo kërkesë për të marr pozitën e nënpresidentit nuk është e paraparë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai e ka quajtur kërkesë në “ajër” e cila është me motive politike dhe jo e realizueshme.

Mirëpo, Smaka ka bërë me dije se vetëm nëse miratohet procedura për zëvendëspresident përmes ndryshimeve-plotësimeve kushtetuese, mund të iniciohet një kërkesë e tillë për këtë pozitë.

“Mund ta kemi vetëm një president, dhe posti i nënpresidentit nuk ekziston në vendin tonë. Kërkesa e Listës Serbe mund të jetë e stimuluar nga motive politike të caktuar, por jo për opinion e spekulime. Është kërkesë irreale , inekzistence dhe jo reale. Pa ndryshimet kushtetuese nuk është e mundshme, e realizueshme, pra vetëm nëse nisen procedurat për këtë” ka thënë Smaka.

Përveç kësaj, Srpska gjatë negociatave i është premtuar Ministria e Bujqësisë, departament ky që tani i përket Behgjet Pacollit, lideri i AKR-së.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, për Indeksonline është shprehur se Lista Serbe ka parashtruar kërkesa maksimaliste, përmbushja e së cilave varet nga vullneti dhe interesi i partive të cilat do ta formojnë qeverinë.

Ai i ka shpjeguar përmes kushtetutës postet e kërkuara nga Lista Serbe.

“Lista Serbe që u është bashkëngjitë pas zgjedhjeve dhe tash AKR-ja, kanë parashtruar kërkesa maksimaliste. Dhe në frymën e këtyre kërkesave sigurisht që është edhe ajo posti, në bazë të nenit 96, të kushtetutës të Republikës së Kosovës, paragrafi 2 dhe 3 parashihet që se paku komuniteti pakicë, ai serb, duhet të ketë një ministër, dhe komiunitetet e tjera 1 ministër. Në qoftë se Qeveria i ka më shumë se 12 dikastere ose ma shumë se 12 ministra, që do të thotë 12 ministri, i shtohet edhe një ministër i komuniteteve pakicë, pa dalluar një nga komunitetet, mund të jetë serb, mund të jetë cilido komunitet. Paragrafi tjetër thotë mund të këtë më së paku edhe një një zëvendës ministër i komunitetit serbe dhe një nga komunitete tjera, nëse ka më shumë se 2 ministri duhet të këtë një të minoriteve serbe dhe një tjetër” ka shpjeguar Baraliu.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?