Edi Rama flet për mbytjet e turistëve në Shqipëri

Në një mëngjes pune me gazetarët, Kryeministri Edi Rama ka folur nga Velipoja në lidhje me fenomenin që ka prekur dukshëm këtë vit plazhet e vendit, rastet e shumta të mbytjeve. Kryeministri është justifikuar duke thënë se shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara dhe jo për pasojë të mungesës së rojeve bregdetare. […]
Në një mëngjes pune me gazetarët, Kryeministri Edi Rama ka folur nga Velipoja në lidhje me fenomenin që ka prekur dukshëm këtë vit plazhet e vendit, rastet e shumta të mbytjeve.
Kryeministri është justifikuar duke thënë se shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara dhe jo për pasojë të mungesës së rojeve bregdetare. Sipas Ramës tabloja do të jetë ndryshe vitin e ardhshëm, pasi qeveria ka një plan.
“Me sa di shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara. Dikush shkon larg dhe pëson infarkt, kësaj s’ke çi bën. Nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare. Por është këtë çështje do ta fusim në standardin e vitit të ardhshëm. Kemi një plan të mirë vitin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë situatë”, tha Rama.
Gazetarët e kanë pyetur kryeministrin në lidhje edhe me situatën dramatike që kaloi Shqipëria gjatë verës dhe kapacitet e dobëta për të përballur zjarret. Rama tha se duhet të jenë bashkitë ato që duhet të përballojnë emergjencat civile, duke hequr kështu “peshën” e flakëve nga supet e tij.
“Bashkitë të përballojnë vetë Emergjencat Civile. Të punojmë që tani për aspektin e zbatimit të ligjit. Duhet të mobilizohet edhe popullata në shtresa dhe nivele të caktuara, në disa nivele detyruese, dhe më pas do të shikojmë si do të jetë rezultati, por besoj se do jetë shumë më në kontrollon.
Plus që shpresoj që ata që janë ndaluar për zjarret, të marrin dënimet që meritojnë, sepse kjo histori me zjarret e qëllimshme është e pabesueshme pavarësisht se këtë vit ka pasur probleme edhe në Itali, Spanjë, Greqi. Sidomos Italia, nga të cilët nuk morëm asnjë ndihmë sepse ata kishin zjarre pafund”, u shpreh Rama.












