Edi Rama flet para gjeneralëve të NATO-s për rrezikun rus

Edi Rama flet para gjeneralëve të NATO-s për rrezikun rus

  Kryeministri Edi Rama ka folur sot para shefave të shtabeve të vendeve të NATO-s për rrezikun rus në rajon. Ai numëroi disa vende në rajon që janë jashtë NATO-s duke përbërë një faktor paqartësie për Aleancën dhe territor ku mund të depërtojnë faktorë të tretë. Kryeministri theksoi se Shqipëria si një vend që kufizohet […]

Kryeministri Edi Rama ka folur sot para shefave të shtabeve të vendeve të NATO-s për rrezikun rus në rajon. Ai numëroi disa vende në rajon që janë jashtë NATO-s duke përbërë një faktor paqartësie për Aleancën dhe territor ku mund të depërtojnë faktorë të tretë.

Kryeministri theksoi se Shqipëria si një vend që kufizohet apo ndërvepron në shumë mënyra me këto vende, ka një interes por edhe një përgjegjësi të veçantë që kjo pjesë organike e rajonit të shndërrohet edhe në një faktor të qëndrueshmërisë.

“Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për realizimin e spektrit të gjerë të angazhimeve të NATO-s. Një ndër përgjegjësitë e rëndësishme të Shqipërisë në NATO është kujdesi i saj për të kontribuuar që rajoni historik i brishtë dhe problematik i Ballkanit të shndërrohet në një rajon të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit.

Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht që në krye të herës, Aleanca jonë përveçse atlantike u bë plotësisht edhe në thonjëza Adriatike.

Tashmë deti Adriatik është shndërruar në një det të brendshëm për Aleancën duke i dhënë asaj kontrollin mbi një aset maritim shumë të rëndësishëm për sigurinë evropiane. Megjithatë hartës së NATO-s i mungojnë Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Kjo zonë ende e papërfshirë organikisht në arkitekturën e sigurisë evropiane përbën një faktor paqartësie strategjike për Aleancën tonë ashtu sikundër edhe një territor ku aktorë të tretë shohin vulnerabilitet dhe mundësi për penetrim.

Shqipëria si një vend që kufizohet apo ndërvepron në shumë mënyra me këto vende, ka një interes por edhe një përgjegjësi të veçantë që kjo pjesë organike e rajonit dhe e kontinentit tonë të shndërrohet edhe në një faktor të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të tij.

Në përmbushje të kësaj përgjegjësie edhe si vend i NATO-s ne jemi përpjekur dhe kemi arritur besoj jo pak në një proces që vazhdon”, deklaroi kryeministri Edi Rama në komitetin e NATO-s që u mblodh për herë të parë në Shqipëri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?