Edhe BE i vendos sanksione të reja Koresë Veriore

Edhe BE i vendos sanksione të reja Koresë Veriore

Ministrat e BE-së do të diskutojnë për vendosjen e sanksioneve kundër Koresë së Veriut, është bërë e ditur sipas diplomatës më të lartë të BE-së Federica Mogherini. Koreja e Jugut dhe Japonia kanë rënë dakord të koordinohen në saknsionet e reja kundër regjimit korean. Zyrtarët e jashtëm dhe të mbrojtjes evropiane do të diskutojnë të […]

Zyrtarët e jashtëm dhe të mbrojtjes evropiane do të diskutojnë të enjten për vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj Koresë së Veriut, pasi ky shtet deklaroi se kishte testuar një bombë me hidrogjen – prova më e madhe e një arme bërthamore e testuar gjatë fundjavës.

“Sot ne po përballemi me një nivel të ndryshëm kërcënimi që është padyshim një kërcënim për paqen dhe sigurinë globale”, u tha gazetarëve shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini përpara një takimi të ministrave në kryeqytetin estonez të Talinit.

“Unë do t’u propozoj ministrave sot për të forcuar presionin tonë ekonomik kundrejt Koresë së Veriut”, tha ajo.

Ndërsa ajo nuk pranoi të jepte detaje, ndërkohë një rezolutë e hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërrmarë sanksione të tjera ndaj Koresë së Veriut dhe imponimin e një embargo të naftës.

Drafti, i parë nga agjensia e lajmeve “DPA”, gjithashtu bën thirrje për ndalimin e eksporteve të tekstilit të Koresë së Veriut dhe punësimin e punëtorëve të Koresë së Veriut jashtë vendit.

Propozimi thuhet se është dërguar tek anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Koreja e Jugut, Japonia janë koordinuar për sanksione të reja

Në të njëjtën kohë, në portin lindor të Rusisë, Vladivostok, kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ranë dakord të bashkërendojnë më ngushtë sanksionet e reja kundër Phenianit.

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin, i cili po pret forumin, ka hedhur poshtë kërkesat për sanksione të mëtejshme, duke kundërshtuar pohimin e Abe se sanksionet do të ofrojnë një zgjidhje për krizën.

Përkundrazi, dhënia fund i sanksioneve do të ishte një nxitje më e mirë për Veriun për t’i dhënë fund programeve të saj të armëve nukleare, tha ai./Periskopi/

Infografik Kronologie Atomwaffentests Nordkorea ENG

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?