Edhe kjo ndodh në Kosovë: Drejtori i Arsimit në Kamenicë punëson veten në shkollë, pa konkurs

Edhe kjo ndodh në Kosovë: Drejtori i Arsimit në Kamenicë punëson veten në shkollë, pa konkurs

12 orë i ishin shënuar drejtorit Komunal të Arsimit në Kamenicë, Agim Shkodra, në orarin e fillestar për vitin e ri shkollor në shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku”. Sipas këtij orari, pos të qenit drejtor komunal, në të njëjtën kohë ai u punësua edhe si mësimdhënës. Opozita në këtë komunë e akuzon […]

12 orë i ishin shënuar drejtorit Komunal të Arsimit në Kamenicë, Agim Shkodra, në orarin e fillestar për vitin e ri shkollor në shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku”.

Sipas këtij orari, pos të qenit drejtor komunal, në të njëjtën kohë ai u punësua edhe si mësimdhënës.

Opozita në këtë komunë e akuzon atë se është vetëpunësuar pa konkurs në prag të zgjedhjeve lokale, për t’ia siguruar vetes një vend të mirë pune.

Por, Shkodra, i cili punën e orarit e kishte diskutuar në “Facebook”, pretendon se nuk e di se si emri i tij përfundoi në të. Tutje ai ka kontestuar vërtetësinë e orarit.

Ndërsa ka shtuar se nuk e ka mbajtur asnjë orë, pasi sipas tij, aktualisht është i punësuar vetëm si drejtor në komunë.

Por, version tjetër për përfshirjen e Shkodrës në orar ka drejtori i shkollës “Andrea Durrsaku”, Qamil Qehaja. Ai ka thënë se orët e parapara për Shkodrën tash u janë ndarë dy profesorëve të tjerë të Kimisë, që kanë ardhur për ta plotësuar normën.

Ndërsa, në orarin e ri nuk figuron emri i drejtorit Shkodra.

Por ndryshimet në të, sipas opozitarëve, janë tentim për fshehjen e shkeljes së ligjit.

Nga ky vit, për herë të parë në këtë shkollë nxënësit do të vijojnë mësimin në drejtimin e ri Kimi-Teknologji.

Klasa 10/7 është gjenerata e parë e këtij drejtimi, me të cilën në orarin fillestar drejtorit komunal i ishin ndarë më së shumti orë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?