​Ballisti thyen heshtje nga burgu, mesazh Serbisë

​Ballisti thyen heshtje nga burgu, mesazh Serbisë

Ismail Morina i njohur si Ballisti ka thënë se nuk frikë nga ekstradimi dhe as nuk pendohet për atë që kishte bërë në Beograd. Ai madje insiston se shumë shpejtë do të lirohet. Ismail Morina vendos të rrëfehet ekskluzivisht për Top Channel momentin e tij të vështirë, por pa e lënë veten të mbytet nga […]

Ismail Morina i njohur si Ballisti ka thënë se nuk frikë nga ekstradimi dhe as nuk pendohet për atë që kishte bërë në Beograd. Ai madje insiston se shumë shpejtë do të lirohet.

Ismail Morina vendos të rrëfehet ekskluzivisht për Top Channel momentin e tij të vështirë, por pa e lënë veten të mbytet nga frika.

Duke siguruar ndoshta edhe publikisht bashkëshorten e tij e cila i trembej një vetëflijimi të Ismailit nisur nga situata e tij jo e mirë.

“Kuptohet që nuk ndihem mirë ne një burg dhe për më shumë kur mendoj se për çfarë akuzohem. Thjesht akuza qesharake, pa asnjë bazë ligjore. Nuk kam pasur më parë dhe as nuk kam frikë, publiku mund ta perceptojë edhe si frikë, por unë vetë jam i pastër sa i përket frikës. Zgjedhjen time e kam bërë me kohë që nuk lë vend për frikë”.

Edhe pse i mbyllur mes 4 mureve, Morina ka pasur mundësinë të mësojë se çfarë ndodh rreth tij dhe çfarë flitet për të.

“Ndaj bashkëkombësve të mi pretendoj më shumë jo thjesht për situatën time, por në përgjithësi. Sa i përket zyrtarëve të lartë ata thjesht po bëjnë atë që duhet të kishin bërë më parë, por shprehja e vjetër popullore thotë: “Më mirë vonë se kurrë.” Policia kroate ka qenë profesionale dhe ju garantoj se e duan shumë vendin e tyre”.

Në një gjendje të rënduar psikologjike, Ismail Morina tregon se nuk është penduar për asgjë.

“Qëllimet e mija kanë qenë të pastra, pa nuanca ekstremizmi ndaj fesë, etnisë apo çfarëdo tjetër, nuk ndihem as minimalisht i penduar për asgjë, thjesht krenar për origjinën, të qenurit SHQIPEEEE!!”

Në fund ai vendos të ndajë me publikun një nga lajmet më të mira që ka marrë aty ku ndodhet, komunikimin me të ëmën, edhe pse në ëndërr.

“Kam parë në ëndërr plakën (nënën) jo më larg se dje, që më thoshte se do të lirohem më 2 prill të vitit tjetër”, thotë ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?