​AGK reagon ndaj kërcënimit me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazit

​AGK reagon ndaj kërcënimit me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazit

Kryeredaktori i gazetës “Insajderi” Vehbi Kajtazi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka pranuar një kërcënim me jetën, njoftojnë këta të fundit. Kajtazi, sipas AGK’së, ka thënë se është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas gazetarit, ka shkuar në restorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij […]

Kryeredaktori i gazetës “Insajderi” Vehbi Kajtazi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka pranuar një kërcënim me jetën, njoftojnë këta të fundit.

Kajtazi, sipas AGK’së, ka thënë se është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas gazetarit, ka shkuar në restorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij shokut tënd se nëse edhe një herë ma përmend emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”.

Bordi i AGK-së është jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë kërcënim dhe kërkon nisje të shpejt të hetimeve nga institucionet e drejtësisë, thuhet në reagim.

“Kosova është vend që vazhdimisht është përballur me probleme në respektimin e Lirisë së Mediave. Raportet ndërkombëtare njejtë edhe këtë vit kanë evidentuar ngecje të vendit tonë në këtë fushë. Sidomos kohëve të fundit kemi rritje të konsiderueshme të sulmeve dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve.

Kur kemi parasysh mosndëshkimin e sulmuesve/kërcënuesve të gazetarëve, në këtë fazë AGK urgjentisht kërkon përkrahje nga të gjitha institucionet relevante duke përfshirë: Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera që të aktivizohen në krijimin e një ambienti më të mirë për ushtrimin e profesionit të gazetarit”, thotë reagimi.

Sipas AKG’së, nëse vazhdohet me tolerimin e këtyre veprave penale në të cilat gazetarët janë viktimë, atëherë veçse do të kemi shtim të numrit të rasteve si dhe vazhdim të humbjes së besimit në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?