E tmerrshme: Ja si u maltretua shqiptari nga Shkupi për të pranuar dhunshëm për përgjimet

E tmerrshme: Ja si u maltretua shqiptari nga Shkupi për të pranuar dhunshëm për përgjimet

  Zahir Bekiri i njohur me nofkën Çaush ka qenë viktimë e pushtetit të kaluar, kur ai një ditë ishte rrëmbyer nga ish-agjentë të shërbimit sekret DSK, për t’iu montuar rastin i “bombave” të përgjimeve, duke e përfshirë ate se ka marrë materialet nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Këtë rast e ka përshkruar me […]

Zahir Bekiri i njohur me nofkën Çaush ka qenë viktimë e pushtetit të kaluar, kur ai një ditë ishte rrëmbyer nga ish-agjentë të shërbimit sekret DSK, për t’iu montuar rastin i “bombave” të përgjimeve, duke e përfshirë ate se ka marrë materialet nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Këtë rast e ka përshkruar me të dhënat dhe dëshmitë e tij gazetari Zoran Bozhinovski.

Ja storja tmerruese:

“Pas dështimit që në shtëpinë e Zahir Bekiri Çaush t’ia montojnë dhe t’ia hedhin audo-fajlet e përgjimeve… pas përgjimeve, ate e marrin dhe e çojnë në burgun e Idrizovës, me arsyetimin se duhet të vuajë tre muaj burg, për një dënim të stërvjetëruar…Në burg e mbajnë deri në mars 2016, kur me urdhër të Zhivko Pejkovski – Mindzha, drejtori i DSK i asaj kohe, Ljupço Andonov, bashkë me Robertino Acevski dhe Ilço Jovanovski i vendosin një qese në kokë dhe e çojnë në një lokacion të panjohur. Aty i bashkohet edhe prokurori Cvetanovski. Çaush i lidhur me pranga rrihet dhe maltretohet në mënyrë mizore dhe maltretim psiqik më shumë se gjashtë orë. Më i ashpër në maltretimin e tij ka qenë prokurori Cvetanovski. Maltretimi ka pasuar pasi që Çaush ka refuzuar të bashkëpunojë dhe të pranojë deklaratën e montuar se ai ka pranuar audio-fajlet nga Zaevi dhe Verushevski. Por, Çaush s’ka pranuar, dhe ka duruar gjithë maltretimin. Kur i ka dështuar ky skenarë, ata kanë thirrë avokatin e tij dhe se kanë informuar përmes një procesverbali të falsifikuar se bëhet fjalë për bisedë ligjore informative.

Ky tentim skenar i paramenduar i bie në ujë, kur i lajmërohen Miki Vuiçit dhe marrin përgjigje se nuk është në Maqedoni, por në Greqi. Pas kësaj Çaushin e kthejnë në Idrizovë, ku pas disa ditëve i ngrenë akuzë për vepra penale të inskenuara duke e dënuar me 2,5 vjet burg. Për tu pastruar nga lëkura e tij dhe për të shpëtuar, Andonov, pas votimit të Qeverisë së re, ditë e natë përmes ndërmjetësuesve i ofrohet Prokurorisë Speciale si dëshmitar i mbrojtur. “, ka shkruar gazetari Bozhinovski. (INA)

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?