“E rrahu në mes të rrugës”, qytetari: Ai mund ta vriste (Video)

Disa javë më parë Fildez Hazi u vra në mes të Tiranës nga ishbashkëshorti i saj. Mediat u bombarduan me lajme se instituacionet përkatëse po merrnin masat e duhura për të mbrojtur vajzat dhe gratë nga dhuna. Por denoncimi i një qytetari në JOQ.al tregon krej të kundërtën: “Shikoni se çfarë ndodh para Fakultetit të […]
“Shikoni se çfarë ndodh para Fakultetit të Gjuhëve të huaja. Ky djali meriton një diskriminim shumë të madh se femra nuk trajtohet në atë mënyrë. Çfarë do problemi të kishin ta zgjidhnin në shtëpi jo ta kapi me force në rrugë dhe të ushtrojë dhunë”.
Besojmë se të gjithë e dimë se zona pranë fakultetit është një nga më të frekuentuarat këtë periudhë për shkak të sezonit të vjeshtës dhe minimalisht duhet të kishte ndonjë patrullë policie që ka nën vëzhgim zonën.
Apo nuk ka problem sepse është më mirë që t’i bëjmë kronika lajmesh vajzat shqiptare?! Më pas, pasi kanë gjetur vdekjen në rrugë ngushëllojnë familjen dhe premtojnë se do marrin masat e duhura që të ketë siguri dhe mbrojtje.












