E kërkon Spanja, ja biznesmeni i njohur shqiptar që iu bllokuan 4 milionë euro pasuri

E kërkon Spanja, ja biznesmeni i njohur shqiptar që iu bllokuan 4 milionë euro pasuri

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, sekuestroi sot apartamente, garazhe e tokë, dyshuar të blera këto nga financa me burim kriminal. “Në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” ” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” , nga ana e Specialistëve të hetimit të […]

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, sekuestroi sot apartamente, garazhe e tokë, dyshuar të blera këto nga financa me burim kriminal.

“Në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” ” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” , nga ana e Specialistëve të hetimit të Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është bërë sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhej ne njoftimin per shtyp te Policise. Por “BW” raporton se bëhet fjalë për biznesmenin e hidrosanitareve Nikolin Janinën, pronarin e kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, e njohur ndryshe si “Porcelanosa”, të cilit policia i janë bllokuar 4 milion euro pasuri.

Burime të sigurta pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmojnë për BalkanWeb lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar nga Spanja për biznesmenin e njohur shqiptar, pasi dyshohet se është përfshirë në trafik droge.

Mësohet se qënë autoritetet spanjolle ato që kanë dërguar dosjen për biznesmenin si të përfshirë në trafik droge, ndërsa për të është lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar, por që në Shqipëri nuk ka gjetur zbatim për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme, në muajin Korrik prokuroria e Krimeve të Rënda, ka vendosur sekuestro prenventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës.

Pasuritë e sekuestruara janë :

Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2

Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2

Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e ndodhur në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milon Euro.

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara,pranë Ministrisë së Financave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?