E frikshme: Rrahet gruaja me 100 goditje për shkak se ajo ishte afër një burri me të cilin nuk ishte e martuar

Një grua indoneziane mori 100 goditje me litar për shkak se ‘ishte bashkë me një burrë me të cilin nuk ishte e martuar’ Një grua indoneziane ishte hospitalizuar pasi ishte rrahur në publik, si dënim pasi ishte zënë në një vend privat me një burrë me të cilin nuk ishte e martuar, raportoi “The Independent”, […]
Një grua indoneziane ishte hospitalizuar pasi ishte rrahur në publik, si dënim pasi ishte zënë në një vend privat me një burrë me të cilin nuk ishte e martuar, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.
Rrahja e 30 vjeçares së quajtur Mazidah, ishte shikuar nga mijëra persona në Lhokseumaëe, një qytet tepër konzervativ i provincës Aceh.
Kjo ngjarje ndodhi pas lutjeve të së premtes, raporton transmetuesi australian “ABC”.
Burri me të cilin ishte gjetur e dënuara në fjalë, gjithashtu mori goditje, por jo shumë të rënda.
Goditjet publike me litar, e përdorur si një dënim për ata që nuk e respektojnë Ligjin Islamik, janë të zakonshme në Aceh, 339 të tilla kishin ndodhur vetëm vitin e kaluar, sipas Institutit të Reformës të së Drejtës Penale, që gjendet në kryeqytetin e vendit të Jakarta-s.
Është e vetmja provincë në të cilën përdoret kjo formë torture. Por militantët e të drejtave të njeriut frikësohen se kjo mund të rritet. Në fillim të këtij viti, dy homoseksualë ishin goditur me litar 83 herë.
Autoritetet në Aceh kanë raportuar se janë duke u marrë me këtë, që dënimi të kryhet privatisht ë mënyrë që të shmanget në publicitet i keq.
Por shfaqjet më të fundit të rrahjeve, në prani të publikut, duket se tregojnë gatishmërinë e qeverisjes që të vazhdojnë dënimet torturuese.
Përveç këtyre dënimeve si në rastet e sipërpërmendura, Ligji Islamik dënon edhe aktivitete të tjera duke përfshirë bixhozin dhe alkoolin./Periskopi/












