Dy shqiptarë kandidatë për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Dy shqiptarë kandidatë për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Kryetarin aktual të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq (Lista Serbe), në zgjedhjet e 22 tetorit do ta sfidojnë edhe dy kandidatë shqiptarë, Betim Osmani (AKR) dhe Gonxhe Çaushi (PDK), si dhe lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq. Në komunat tjera veriore kandidojnë kryetarët aktualë Dragan Jabllanoviq (Leposaviq, kandidat i PSK-së), Vuçina Jankoviq (Zveçan, Lista Serbe) dhe […]

Një “luftë” e ashpër do të zhvillohet në mes të partive politike serbe në zgjedhjet e 22 tetorit në komunat veriore të Kosovës, kur do të votohet për kryetar të komunave dhe për kuvendet komunale. Subjekti më dominues politik në komunat veriore, si dhe në komunat me shumicë serbe është Lista Serbe, kryetar i së cilës është Goran Rakiq, aktualisht i pari i Komunës Veriore të Mitrovicës. Këtë subjekt politik mund ta kërcënojë vetëm partia e Oliver Ivanoviqit, Iniciativa Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”. Kjo e fundit kandidon në Mitrovicën e Veriut me Oliver Ivanoviqin, ndërsa në Zveçan me Dragisha Milloviqin me të cilin SDP-ja është në koalicion. Në garë me gjasa jo edhe të vogla është edhe subjekti politik i themeluar para zgjedhjeve të 11 qershorit, Partia Serbe e Kosovës, që udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq dhe e cila kandidon në Leposaviq me kryetarin aktual Dragan Jabllanoviq, transmeton zeri.info.

KQZ-ja ka publikuar listën me emrat e certifikuar të kandidatëve për kryetarë të komunave veriore, si dhe të kandidatëve për asambletë komunale. Sipas KQZ-së, për kryetar të Mitrovicës së Veriut garojnë dy serbë dhe dy shqiptarë. Kryetari aktual i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, do të sfidohet nga dy shqiptarë, Betim Osmani nga AKR-ja dhe Gonxhe Çaushi nga Partia Demokratike e Kosovës. PDK-ja ka vendosur që edhe për kryetar të Mitrovicës së Jugut ta kandidojë një femër, Valdete Idrizin. Rakiq do ta ketë kundërkandidat edhe një serb, Oliver Ivanoviqin, lideri i SDP-së, i cili në një proces gjyqësor me akuza për “Krime lufte” është dënuar me 9 vjet burg. Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim dhe procesi ka filluar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Në listën e kandidatëve të SDP-së për Kuvendin e Mitrovicës së Veriut ndodhen edhe dy femra joserbe, Adelina Rashiti dhe Habibe Bushevac, ndërkaq dy kandidatë të tjerë, të cilët janë certifikuar dhe ndodheshin në listën e SDP-së, Tatjan  Ivaz dhe Dalibor Antiq, janë tërhequr pas një presioni të madh të Listës Serbe. Ata kanë lëshuar nga një deklaratë, sipas së cilës ata mbështesin Listën Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit.

Pos Listës Serbe dhe SDP-së së Oliver Ivanoviqit në garë për Kuvendin e Mitrovicës së Veriut janë edhe katër parti politike shqiptare: Partia “Ura”, lëvizja “Vetëvendosje”, AKR-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe koalicioni boshnjak “Vakat”.

Në Zveçan kandidatë për kryetar të Komunës janë kryetari aktual i Zveçanit, Vuçina Jankoviq (Lista Serbe) dhe Dragisha Milloviq, kandidat i iniciativës qytetare “Për Zveçanin tonë”, që është në koalicion me SDP-në e Oliver Ivanoviqit. Partitë politike shqiptare, lëvizja “Vetëvendosje”, LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë kandidatë për kryetarë të Zveçanit, transmeton zeri.info.

Në mesin e komunave veriore me më së shumti subjekte politike në garë ka në komunën e Leposaviqit, gjithsej 11. Më së shumti kandidatë kanë Lista Serbe dhe Partia Serbe e Kosovës. Lista Serbe ka kandiduar për karrigen e të parit të komunës me Zoran Todiqin, aktualisht kryetar paralel i Leposaviqit, ndërsa PSK-ja me Dragan Jabllanoviqin, kryetar aktual i Leposaviqit. Këto dy subjekte politike kanë numër të madh të kandidatëve për Kuvendin e Leposaviqit, ndërkohë që subjektet tjera politike në garë kanë kandidatë pothuajse të gjitha etniteteve, boshnjakë, shqiptarë, goranë e të tjerë. Besohet se zgjedhjet në Leposaviq do të përcillen me shumë tensione, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi që përplasjet në mes të Jabllanoviqit dhe Todiqit, i cili ka përkrahjen e madhe të drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, dhe të vetë presidentit Vuçiq nuk kanë pushuar asnjëherë. Madje kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, ka thënë para pak ditëve se frikësohet për jetën e tij, pasi kërcënohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe nga militantët e Listës Serbe. Në garë për Kuvendin e Leposaviqit janë edhe katër subjekte politike shqiptare, LVV-ja, AKR-ja, Iniciativa për Kosovën dhe PDK-ja.

E ndërkaq, për kryetar të Zubin Potokut kanë kandiduar dy kandidatë, kryetari aktual i Zubin Potokut Stevan Vulloviq dhe Sllavisha Bishevac kandidat i iniciativës qytetare “Për Zubin Potokun”. Subjektet politike shqiptare, PDK-ja, LDK-ja dhe LVV-ja që garojnë me kandidatë për Kuvendin e Zubin Potokut, nuk kanë kandiduar për karrigen e të parit të Komunës. Gjasat e mëdha janë që Steva Vulloviq të fitojë edhe një mandat, pasi që ka mbështetjen e fuqishme të subjektit të tij politik (Lista Serbe), por edhe të qeverisë së Serbisë, pasi që Vulloviq njëkohësisht mban postin edhe të kryetarit paralel të Zubin Potokut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?