Drashkoviç: Kosovën nuk e humbi Serbia, por Millosheviçi

Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe Vuk Drashkoviç është shprehur se Kushtetuta e Serbisë dhe Kosova janë muret e shtetit serb në BE. Ai, në një tekst autorial në gazetën serbe “Danas” ka nënvizuar se pengesat mund të largohen duke hequr Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë si dhe përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin […]
Ai, në një tekst autorial në gazetën serbe “Danas” ka nënvizuar se pengesat mund të largohen duke hequr Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë si dhe përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Drashkoviç tha se BE nuk kërkon nga Serbia që të njohë paavrësinë e “provincës” së saj aktuale, sepse atë pavarësi nuk e njohin pesë anëtarë të unionit. Ai foli edhe për nismën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për nisjen e një dialogu të brendshëm me Kosovën.
Vuçiç tha se bie dakord me këtë ide të Vuçiç dhe është dakord për zhdukjen e murit mes vendeve. Për Drashkoviç, një marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe serbëve duhet dhe se Serbia nuk e humb Kosovën, por se Kosovën e ka humbur Slobodan Millosheviç.












