Donika Kadaj kërkon sqarim nga Ramush Haradinaj për Listën Serbe

Deputetja nga radhët e VV-së, Donika Kadaj Bujupi në emisionin “Debat +” të rtv Dukagjinit ka folur për votimin e Listës Serbe pro Qeverisë Haradinaj. Kadaj-Bujupi ka thënë se kërkojnë sqarim nga Qeveria Haradinaj në lidhje më atë se cilat kanë qenë kushtet që kjo qeveri të votohet edhe nga Lista Serbe. “Ne nuk kemi […]
Kadaj-Bujupi ka thënë se kërkojnë sqarim nga Qeveria Haradinaj në lidhje më atë se cilat kanë qenë kushtet që kjo qeveri të votohet edhe nga Lista Serbe.
“Ne nuk kemi marrë përgjigje për Listën Serbe se cilat kanë qenë kushtet dhe cilat i kanë pranu Qeveria për më u votu kjo qeveri”, ka thënë Bujupi.
Ajo ka thënë se nuk beson aspak që Lista Serbe ka votuar Haradinaj pa ndonjë kusht.
“Unë besoj që Lista Serbe nuk ka hy në këtë qeveri pa asnjë kusht”, ka deklaruar ajo.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rasim Selmanajt i cili tha se nuk ka pasur asnjë kusht të Listës Serbe për ta votuar Qeverinë Haradinaj.












