Dokumentari serb kundër Kosovës në UNESCO, shqiptarët krahasohen me ISIS-in (VIDEO)

Në kuadër të fushatës së gjerë të shtetit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është shaqur një dokumentar në Paris para Ambasadorëve të kësaj organizate. Në pamjet e këtij filmimi, qytetarët kosovarë krahasohen me anëtarët e ISIS në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Ndërkohë Serbia ka iniciuar një dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. […]
Shteti serb ka lançuar së fundmi një fushatë në format dokumentari kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Në dokumentarin e realizuar, qytetarët kosovarë krahasohen me grupin terrorist ISIS sa i përket shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.
Pamjet nisin me shkatërrimin e disa tempujve antikë nga grupe terroriste te Shtetit Islamik.
Më pas ngrihet pyetja: “A e keni ditur se kjo po ndodh edhe në Europë? Ndërkohë që shfaqen pamjet e trazirave në Kosovë të vitit 2004”.
Kjo fushatë në formën e një traileri nën titullin “Kosova – moment në civilizim”, u prezantua të premten mbrëma në Paris përpara zyrtarëve dhe Ambasadorëve të UNESCO-s, ndërsa paralelisht Hajrullah Çeku, aktivist i Shoqërisë Civile në Prizren, ka thënë se që nga refuzimi në 2015, autoritetet kosovare nuk po bëjnë asnjë përpjekje për anëtarësimin e e Kosovës në UNESCO.
Fushata vjen pavarësisht faktit se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë iniciativën për një debat të brendshëm lidhur për çështjen e Kosovës.
Debati po shihet si një dritë jeshile që Serbia të heqë dorë nga veprimet bllokuese ndaj Kosovës në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe UNESCO-n.












