“Djali i shtrirë në tokë pa ndjenja”, policia vetëm shikon e ambulanca humbet rrugën

Kur shteti të braktis! Ky është rasti më i fundit i cili ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Institutit” në kryqytetin e Shqipërisë. Një djali të ri duket se i ka rënë të fikët, por reagimi i policisë dhe mos ardhja e ambulancës prej 1 orë është për të […]
Kur shteti të braktis! Ky është rasti më i fundit i cili ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Institutit” në kryqytetin e Shqipërisë.
Një djali të ri duket se i ka rënë të fikët, por reagimi i policisë dhe mos ardhja e ambulancës prej 1 orë është për të vënë duart në kokë.
Të alarmuar, raportuesit thonë për JOQ.al se u është dashur atyre të mundohen t’i japin ndihmën e parë djalit, por nuk kanë arritur.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë, djali shihet të jetë i shtrirë në tokë, ndërsa vetëm pak larg tyre duken policët që nuk afrohen, por kanë lënë qytetarët që të kujdesen për personin në tokë.
Përshëndetje JOQ. Ambulanca ka humbur rrugën siç duket se ka një orë që nuk vjen. Djalit i ka rënë si të fikët dhe nuk përmendet, nuk e dimë çfarë ka. Policia shikon”, shkruan një prej raportuesve.












