“Ditë dëshpërimi për të gjithë, liderët politik e futën në duar të Serbisë qeverisjen e Kosovës”

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, qeverinë Haradinaj e ka quajtur absurd politik e historik dhe se kjo qeveri do të drejtohet nga Serbia. “Është një ditë dëshpërimi për të gjithë qytetarët e Kosovës duke pasur parasysh që liderët politik e kanë futur në duar të Serbisë qeverisjen e Kosovës. Jemi para një absurdi […]
Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, qeverinë Haradinaj e ka quajtur absurd politik e historik dhe se kjo qeveri do të drejtohet nga Serbia.
“Është një ditë dëshpërimi për të gjithë qytetarët e Kosovës duke pasur parasysh që liderët politik e kanë futur në duar të Serbisë qeverisjen e Kosovës. Jemi para një absurdi politik e historik, kjo qeveri nuk është për Kosovën dhe do ti ketë ditët e numëruara” ka thënë Gaxherri, njofton Klan Kosova.
Tutje ajo ka shtuar që do të kundërshtojnë ketë qeverisje, siç e quajti ajo të Serbisë, ndërsa lidhur me takimin e sotëm të Listës Serbe në Beograd Gaxherri tha që Vuçiq u ka dhënë sinjalin që ata mund të qeverisin me Kosovën.












