Dikur e kërcënonte Serbinë për Nishin, sot fati i Haradinaj vendoset nga Lista Serbe

Në muajin maj të këtij viti Ramush Haradinaj kërcënoi shtetin e Sebrisë se “nëse se heqin Kosovën nga Kushtetuta e tyre, do ta fusim Nishin në hartën e Kosovës”. Por, katër muaj më vonë fati i emërimit të kryetarit të AAK-së si kryeministër i Kosovës ka mbetur në duart e një partie serbe në Kosovë, […]
Kur Haradinaj doli sot në foltorën e Kuvendit të propozonte emrat e kabionetit të tij qeveritar, ai kërkoi mbështetjen e deputetëve për ta votouar qeverinë e propozuar nga ai.
“Qeveria ime do të punojë për përmirësimin e aspektit social e ekonomik të vendit”, deklaroi Haradinaj, teksa kërkoi mbështetjen e deputetëve e të gjitha partive parlamentare për qeverinë e tij, raporton Insajderi.
Megjithatë, qeveria e tij nuk u votua pas fjalimit të tij në seancën e Kuvendit. Arsye për këtë mosvotim është se deputetët e Listës Serbe, e cila i kishte premtuar Haradinajn votat për formimin e qeverisë, ka shkuar pikërisht sot në një takim me qeverinë e Serbisë në Beograd.
Deputetët e partisë më të madhe serbe në Kosovë nuk janë kthyer ende në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj është duke i pritur ata për ta votuar qeverinë e tij.
Teksa sot fati i Haradinajt kryeministër mbetet në duart e Listës Serbe, vetëm katër muaj më parë ai e kërcënonte shtetin e Serbisë se “do ta fuste qytetin e Nishit në hartën e Kosovës”.
Në një intervistë me Rrokum TV të realizuar në muajin maj, ai tha se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe, Haradinaj shtoi se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi.
“Nëse Serbia s’e heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, Nishin do ta fusim në hartën e Kosovës”, kishte deklaruar Haradinaj.












