Detaje nga dasma luksoze e Getit dhe Marinës

Detaje nga dasma luksoze e Getit dhe Marinës

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi nesër (10 shtator) do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Çifti është në një lidhje prej mëse katër vitesh dhe duket se tashmë ka ardhur koha e dasmës, shkruan Gazeta Shqiptare. Moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur një nga komplekset në Gjirin e Lalëzit për të celebruar dashurinë e […]

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi nesër (10 shtator) do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Çifti është në një lidhje prej mëse katër vitesh dhe duket se tashmë ka ardhur koha e dasmës, shkruan Gazeta Shqiptare.

Moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur një nga komplekset në Gjirin e Lalëzit për të celebruar dashurinë e tyre. Bluetooth ka mundur të mësojë disa nga detajet e kësaj ceremonie. Pasi anuloi dasmën në Kosovë, çifti ka bërë bashkë të ftuarit në Durrës. Megjithatë me aq sa kemi mundur të mësojmë do të jetë një dasmë ku do të bëjë bashkë rreth 400 të ftuar.

E duke qenë se flasim për dy nga personazhet më të famshëm të showbizzit, natyrisht që nuk do të mungojnë as VIP-at e ftuar. Nusja ka zgjedhur kompaninë e Alketa Vejsiut për të arreduar ambientin, por edhe për fustanin. Një nga fustanet e nusërisë do të mbajë edhe firmën e Valdrin Sahitit, por pjesa tjetër i është besuar totalisht Alketa Vejsiut. Fustanin vajzat e kanë zgjedhur në Milano të Italisë, pra i përket koleksionit të 2018. Pjesa e muzikës duket se i është besuar dhëndrit.
Kolegët e tij kosovarë do të jenë këngëtarët kryesorë të mbrëmjes që do të ndezin dasmën. Megjithatë edhe disa prej këngëtarëve shqiptarë do të këndojnë për të ftuarit. Çifti ka kërkuar që ceremonia e tyre të ketë shumë lule natyrale, duke e shndërruar të gjithë ambientin në një atmosferë romantike. Megjithatë ndryshe nga dasma e Bes Kallakut dhe Xhensilës që u përfol se kishte kushtuar 65 mijë euro, Marina dhe Geti kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë më të thjeshtë, duke mos u treguar kaq “dorëshpuar” në shpenzime.

Natyrisht që me mjaft interes do të priten edhe betimet e çiftit, ku do të mundemi të shikojmë reperin në rolin e djalit romantik. E duke qenë se kanë zgjedhur një vend buzë detit, dyshja do të ketë mundësi të betohet për dashuri të përjetshme ndaj njëri-tjetrit buzë detit. Fill pas kësaj feste dyshja do të largohet për muajin e mjaltit, për t’u rikthyer edhe njëherë në Tiranë ku i presin angazhimet e tyre. Marina këtë vit do të jetë në TV Klan, ku do të moderojë një emision të ri në këtë televizion. Nga ana tjetër, Getoari ka një axhendë të ngjeshur me koncertet e tij jashtë Shqipërisë

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya