Deri dje bashkë me Listën Serbe në pushtet, sot thotë se Kosova nuk duhet të varet nga ajo

Edhe pse në mandatin e kaluar Lëvizja për Bashkim nuk e pati problem të bëhej pjesë e Qeverisë, e cila nuk u bë pa Lista Serbe, sot përmes një deklarate për media thanë se pikëtisht për shkak të këtij subjekti politik po tërhiqen nga koalicioni PAN. Ata thanë se nuk mund të jenë pjesë e […]
Edhe pse në mandatin e kaluar Lëvizja për Bashkim nuk e pati problem të bëhej pjesë e Qeverisë, e cila nuk u bë pa Lista Serbe, sot përmes një deklarate për media thanë se pikëtisht për shkak të këtij subjekti politik po tërhiqen nga koalicioni PAN.
Ata thanë se nuk mund të jenë pjesë e një Qeverie të varur nga Lista Serbe.
Madje, Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, tha se edhe Vetëvendosje e LDK janë fajtorë që Kosova mbeti në varësi të Listës Serbe!
Ky është statusi i plotë i Klinakut:
Koalicioni PAN-AKR, me vetëm 43 deputetë shqiptarë, padyshim që është i dëmshëm për Kosovën, por kësaj nuk duhet t’i gëzohen as LVV e LDK, ashtu siç po bëjnë! Edhe ata janë fajtorë për këtë! As që kanë dashur të bisedojnë për një qeveri gjithpërfshirëse e me mandat të kufizuar dhe detyra të përcaktuara! Lufta e egër për pushtet e la Kosovën në varësi të Listës Serbe!












