Zafir Berisha i bën thirrje VV-së dhe LDK-së: Bëni 60 vota, unë ju mbështes për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha i ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-në për t’i bërë 60 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Ai ka premtuar se nëse dy partitë opozitare i bëjnë këto vota, atëherë ai do të kontribuoj si i 61-ti për rrëzimin e qeverisë. Me këtë ai po dëshiron siç është […]
Ai ka premtuar se nëse dy partitë opozitare i bëjnë këto vota, atëherë ai do të kontribuoj si i 61-ti për rrëzimin e qeverisë.
Me këtë ai po dëshiron siç është shprehur ai ta sfidoj kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka qe për 45 ditë e ardhshme a do ta respektoj ligjin për zgjedhje.
Kujtojmë se Zafir Berisha kishte abstenuar në votimin e qeverisë Haradinaj.
Postimi i Zafir Berishës:
Për: VV dhe LDK
Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61 për rrëzimin e qeveris për me e provu znj.Daka, që për 45 ditë e ardhëshem a do e “respektoj” ligjin për zgjedhje…
Zafa












