Deputeti i LDK-së: Haradinaj dështoi të tregojë se është kryeministër

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, nga inati dështoi të bashkëpunonte me opozitën, duke u ballafaquar në Parlament, përmes debatit për programin e Qeverisë. Ai ka thënë se Haradinaj dështoi përballë opozitës por pranoi propozimin e Pal Lekajt për të shkuar në votim të Qeverisë pa debat. “Mundësia […]
Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, nga inati dështoi të bashkëpunonte me opozitën, duke u ballafaquar në Parlament, përmes debatit për programin e Qeverisë.
Ai ka thënë se Haradinaj dështoi përballë opozitës por pranoi propozimin e Pal Lekajt për të shkuar në votim të Qeverisë pa debat.
“Mundësia e humbur! Haradinaj e humbi mbrëmë mundësinë që të shfaqë lidership.
Tërheqja e propozimit të deputetit Pal Lekaj për ndërprerje të debatit dhe gadishmëria për debat dhe bashkpunim me opozitën do ta nxjerrte kryeministër dhe lider.Dështoi sepse e mundi inati!”, ka thënë Gashi.
Ramush Haradinaj u votua me 61 vota për të shtunën në një seancë në të cilën fillimisht mungonin deputetët serbë, kishte kërkesë të opozitës për të votuar menjëherë Qeverinë dhe pastaj votimi u bë pa debat nga deputetët, shkruan Express.
Sot, po ashtu, dështoi seanca e opozitës për të debatuar për punën e Qeverisë së re












