Demi: Liderët e Kosovës po shkruajnë një faqe të zezë të historisë

Drejtori i Institutit ‘GAP’, Agron Demi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku po pritet që të arrijnë deputetët e Listës Serbe për të vazhduar seanca në të cilën do të votohet Qeveria Haradinaj. Ai e ka bërë një krahasim mes shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe liderëve të Kosovës, transmeton […]
Ai e ka bërë një krahasim mes shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe liderëve të Kosovës, transmeton Periskopi.
“Qeveria e Vlorës më 1912 nuk e ka pritë një ndër prijësit më të shquar të luftës për pavarësi. Liderët e Kosovës më 2017 i presin ata që e luftojnë pavarësinë në çdo hap. Ata të 1912 e kanë shkru një faqe të ndritur të historisë. Këta të 2017 po e shkruajnë një faqe të zezë”, ka shkruar Demi.












