Demi: Kjo klasë politike ka synim pushtetin për qëllimet e tyre personale

Demi: Kjo klasë politike ka synim pushtetin për qëllimet e tyre personale

Një prej analistëve më të zëshëm i cili kishte kritikuar zhvillimet e fundit në lidhje me politikën aktuale, Adon Demi ka thënë se shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka qenë e vetmjaftueshme duke mos pasur më qëllime. Sipas tij, kjo ka bërë që në mungesë të një qëllimi të përbashkët pushteti është shndërruar në […]

Një prej analistëve më të zëshëm i cili kishte kritikuar zhvillimet e fundit në lidhje me politikën aktuale, Adon Demi ka thënë se shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka qenë e vetmjaftueshme duke mos pasur më qëllime.

Sipas tij, kjo ka bërë që në mungesë të një qëllimi të përbashkët pushteti është shndërruar në qëllim në vete, transmeton Periskopi.

Ky është reagimi i plotë i analistit Agon Demi:

Një ndër arsyet përse na përsëriten krizat institucionale tani e disa vite, është edhe mungesa e një qëllimi të përbashkët shoqëror. Një qëllim të tillë e kishim deri në fund të viteve ’80, kur synonim status të barabartë me republikat tjera. Një qëllim të tillë e kishim gjatë viteve të ’90, kur synimi kolektiv ishte largimi i pushtimit serb dhe fitimi i lirisë. Një qëllim të tillë e kishim deri më 2008, kur arritëm të shpallim pavarësinë.

Sikur kjo shoqëri u mjaftu me shpalljen e pavarësisë dhe pas 2008 nuk kemi asnjë qëllim. Andaj, në mungesë të një qëllimi të përbashkët, pushteti është shndërru në qëllim në vete. E ky pushtet po përdoret për qëllime personale të pasurimit dhe fuqizimit të individëve e familjeve të caktuara.

Për këta që e synojnë pushtetin me çdo kusht, nuk kanë rëndësi njohjet e integrimet, për ate Ministria e Punëve të Jashtme udhëhiqet nga një analfabet; nuk kanë rëndësi investimet e huaja, pë ate Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të udhëhiqet nga ai i cili e ka paditë Kosovën në gjykata të huaja; nuk ka rëndësi bujqësia, për ate kjo ministri do të udhëhiqet nga dikush që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Për me i dhanë një kuptim shtetit, na duhet një synim i ri kolektiv. Na duhet një shoqëri e cila i vë vetes si qëllim mbushjen e shtetit me substancë, ku garantohen liritë qytetare, ku garantohen liri ekonomike, ku shkollat edukojnë, e ku spitalet shërojnë.

E kjo klasë politike e cila synim ka pushtetin për qëllimet e tyre personale, nuk mundet me arrit këtë qëllim kolektiv. Deri atëherë, do vazhdojmë me zgjedh cuba në institucione shtetërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?