Delegatëve të Kushtetutës së Kaçanikut duhet t’u njihet statusi i deputetit

Delegatëve të Kushtetutës së Kaçanikut duhet t’u njihet statusi i deputetit

Ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut, njëherësh deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, me rastin e 27-vjetorit të miratimit të kësaj kushtetute, ka bërë thirrje që delegatëve të saj kohe t’u njihet statusi i deputetit. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë më e mirë se Kushtetuta […]

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë më e mirë se Kushtetuta aktuale e shtetit të Kosovës.

“Në atë kohë kam pasur fletëndjekje dhe kam vepruar ilegalisht. Edhe pse policia më përcillte dhe e dinte ku isha, nuk më burgoste. Fletëndjekje kanë pasur edhe të tjerët dhe kemi shkuar ilegalisht grupe-grupe, prej të gjitha qyteteve të Kosovës. Kur na ka ndal policia në rrugë kemi thënë se po shkojmë në një syneti. Në fakt, kemi shkuar në mbrëmje në orën 20:00 dhe e kemi aprovuar Kushtetutën, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Jo vetëm unë, por e kanë thënë edhe ekspertët se Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë e përpiluar shumë mirë. Atë e kanë përpiluar juristët më të mirë të asaj kohe. Prandaj e them me përgjegjësi të plotë se Kushtetuta e Kaçanikut është më e mirë se Kushtetua aktuale e Kosovës. Them kështu duke marrë parasysh pakicat minoritare, bashkëpunimin me shtetet fqinjë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut dhe çështjet e tjera. Pra, ka qenë shumë më e përsosur se Kushtetuta e sotshme”, ka deklaruar Mikullovci.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtij mandati si deputet do ta iniciojë kërkesën që delegatëve të Kushtetutës së Kaçanikut t’u njihet statusi i deputetit. Sipas Mikullovcit, është për keqardhje që asnjë Qeveri që nga paslufta nuk i ka trajtuar si duhet delegatët e asaj kohe, duke mos ua siguruar një pension simbolik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?