Delawie i lumtur që KQZ-ja largoi nga listat zgjedhore kandidatët e dënuar

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka përgëzuar KQZ-në për vendimin që t’i largojë nga listat zgjedhore kandidatët e dënuar, transmeton Periskopi. Përmes një publikimi në rrjetin “Twitter”, Delawie u shpreh i lumtur pas këtij vendimi të KQZ’së “Gëzohem që KQZ-ja e ka mbështetur ligjin dhe ka larguar nga listat kandidatët e dënuar […]
Përmes një publikimi në rrjetin “Twitter”, Delawie u shpreh i lumtur pas këtij vendimi të KQZ’së
“Gëzohem që KQZ-ja e ka mbështetur ligjin dhe ka larguar nga listat kandidatët e dënuar për zgjedhjet lokale”, ka shkruar ai.
Më shumë se 80 kandidatë janë decertfikuar nga zgjedhjet lokale sot nga një vendim i KQZ-së.












