Del nga burgu ish-komandanti i UÇK’së

Del nga burgu ish-komandanti i UÇK’së

Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sapo doli nga burgu i Idrizovës, i cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë. “Nuk na gzon liria qe 10 vite që na është bërë padrejtësi,, faleminderimi i takon vetëm tlumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit. Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet […]

Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sapo doli nga burgu i Idrizovës, i cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë.

“Nuk na gzon liria qe 10 vite që na është bërë padrejtësi,, faleminderimi i takon vetëm tlumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit.

Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullësi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore ishte ndër të vetmit me grupin e tij që vuajti dënim maksimal, informon INA.

Krasniqi atëkohë ishte pjesë e PDSH-së dhe angazhimi i tij maksimal ishte për votat e kësaj partie në terren. Por ditën e zgjedhjeve në orët e pasdites ai u arrestua në një pritë të policisë.

Sot e kësaj dite ai kishte vuajtur dënimin maksimal. Por shumë bashkëluftëtarë të tij theksonin se ndaj Krasniqit po bëhej hakmarrje për shkak të rastit të Kondovës, kur grupi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dy vite pas luftës u ngrit në këmbë në fshatin periferik të Shkupit, duke kërkuar trajtim të ushtarëve pas luftës dhe stop rasteve të montuara nga pushteti i asaj kohe i udhëhequr nga LSDM.

Pas shumë negociatave, grupi i Kondovës kishte bërë kompromisin, ku ishin përfshirë edhe themeluesi i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti.

Krasniqi një komandant rebel nuk ishte pajtuar thonë bashkëluftëtarë të tij me zhvillimet e pasluftës. Ai që në fillim ishte pozicionuar në PDSH, duke mos qenë i pajtuar me praninë e disa grupeve në BDI.
Ai në shumë dalje të tij shihej me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Relacionet e tyre ishin të mira dhe miqësore, sa që edhe gjatë burgut ka ekzistuar një raport i tillë.

Por lajmi i fundit i lirimit të tij nga burgu dhe pritja në Kondovë, është mirëpritur nga miqtë dhe bashkëpartiakët e tij. Ajo që ka shtuar kurreshtjen dhe që është temë debati është takimi i tij në Kondovë menjëherë pas lirimit me kryetarin e ASH, Ziadin Sela dhe jo nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Disa portale kanë shkruar se Krasniqi kalon nga PDSH në ASH.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?