Dega e PDK-së në Prishtinë e ka në plan që të bëjë kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë bëjnë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të dorëzojnë edhe një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ”parregullsive” në Komunën e Prishtinës. Ata dolën sot me një konferencë, kështu duke hedhur akuza ndaj qeverisjes në kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur sekretari […]
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë bëjnë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të dorëzojnë edhe një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ”parregullsive” në Komunën e Prishtinës.
Ata dolën sot me një konferencë, kështu duke hedhur akuza ndaj qeverisjes në kryeqytet.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i kësaj dege, Bujar Cakolli, gjatë prezantimit të “mos realizimit të premtimeve të Shpend Ahmetit”.
”Shpend Ahmeti ka gënjyer qytetarët lidhur me premtimet për furnizim me ujë, për trafikun urban dhe për tregun e prodhimeve vendore.”, ka thënë ai.












