Dardan Gashi tregon si hyri në Qeveri (Video)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në RTV 21 ka treguar se në qeveri ka hyrë me anë të një ftese që i është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj. “Më thanë që të marrë pjesë në qeverinë Ramush Haradinaj në këto funksione që i përmendem, do të thotë Ministrinë e Diasporës dhe investimeve strategjike… […]
“Më thanë që të marrë pjesë në qeverinë Ramush Haradinaj në këto funksione që i përmendem, do të thotë Ministrinë e Diasporës dhe investimeve strategjike… dhe zëvendëskryeministër”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë bllokada që para formimit të qeverisë nuk do të lejonte formimin e institucioneve pa ndërmjetësimin e dikujt.
Gashi ka shtuar se ka të kaluar me të gjithë akterët aktual në politikë dhe sipas tij kjo ka ndikuar që të krijohet një besim.
“ Prandaj unë nuk kam bo ndonjë mrekulli këtu dhe ai është një ekzagjerim i mediave, rolin kyç e ka mandatari, kryeministri të cilit i kam ndihmu në disa situata, në disa raste që të zhbllokohet kjo situatë”, ka thënë Gashi.












