Çmimi i energjisë mund të rritet nga marrëveshja me banorët e Shipitullës

Çmimi i energjisë mund të rritet nga marrëveshja me banorët e Shipitullës

Ndryshe nga herët e tjera, në fshatin Shipitullë të Obiliqit të premten banorët vazhdonin jetën e tyre pa ndonjë shqetësim. Gjithë shpresa e tyre tash është varur te qeveria, nga e cila po kërkojnë përshpejtimin e procesit të shpronësimit. Edhe pse marrëveshja e fundit është shumë më e favorshme, banorët sërish janë të pakënaqur me […]

Ndryshe nga herët e tjera, në fshatin Shipitullë të Obiliqit të premten banorët vazhdonin jetën e tyre pa ndonjë shqetësim. Gjithë shpresa e tyre tash është varur te qeveria, nga e cila po kërkojnë përshpejtimin e procesit të shpronësimit.

Edhe pse marrëveshja e fundit është shumë më e favorshme, banorët sërish janë të pakënaqur me ofertën, por janë të kënaqur me mundësinë që u është dhënë për t’u punësuar në KEK.

Banorët, prapa kamerës, kanë treguar se sa shumë janë dëmtuar për shkak të lejimit të ndërtimeve të shumta pa leje që janë bërë në këtë pjesë. Sipas tyre, një pjesë e madhe e shtëpive është ndërtuar nga persona që nuk janë fare banorë të kësaj pjese, por që e cilësojnë veten ‘komandantë’.

Në këtë fshat janë parë edhe punëtorë duke kryer punime në disa shtëpi që janë të pabanueshme. Pak metra tutje, ekskavatorët po vazhdojnë punën në heqjen e djerrinës dhe nxjerrjes së thëngjillit, aq të nevojshëm për prodhimin e energjisë, raporton KTV.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë besim se nuk do të hasin në probleme me prodhim të energjisë në muajt e ftohtë që pritet të vijnë. Arben Gjukaj, Drejtor menaxhues i KEK-ut, ka thënë të mos ketë ndonjë informacion për shumën që duhet të paguajnë në procesin e shpronësimit, por në konton e tyre për këtë çështje i kanë vetëm 15.5 milionë.

Kohavision merr vesh se në bazë të marrëveshjes së arritur dhe që lidhet me planin e veprimit të zhvendosjes i aplikuar për lagjen Shala po në këtë hapësirë, vlera e shpronësimit kishte arritur në mbi 13 milionë euro. Jo zyrtarisht mësohet se vlera e një ari toke është shpronësuar me 500 euro, një ari të truallit me 2300 euro, kurse vlera e një metri katror të shtëpisë ka qenë 350 euro.

Nëse këto shifra aplikohen në marrëveshjen e re, atëherë vlera e shpronësimeve do të mund të tejkalojë 20 milionëshin, siç e kishte parashikuar qeveria e kaluar. Një shifër kaq e madhe ka shumë gjasa t’u kushtojë shtrenjtë konsumatorëve të energjisë pasi e njëjta mund të aplikohet në tarifat e reja të vitit të ardhshëm, nëse qeveria nuk gjen ndonjë mënyrë tjetër për t’i hequr këto shpenzime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?