Çmenduri në Elbasan dhe Mat, djemtë rrahin nënat. Arsyet ju lënë pa fjalë

Çmenduri në Elbasan dhe Mat, djemtë rrahin nënat. Arsyet ju lënë pa fjalë

Bën nënën për spital se nuk i dha lekët e pensionit. Rasti i dhunës në familje është shënuar në Burrel, ndërsa një tjetër ngjarje ndodhi në Elbasan, ku djali 25 vjeç keqtrajtoi nënën, e cila ishte me urdhër mbrojtjeje. Për të dyja rastet, policia ka ndërhyrë duke arrestuar autorët, shkruan “Panorama”. Ata akuzohen për veprën […]

Ata akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”. BURREL Policia e Burrelit bëri të ditur se është arrestuar për herë të dytë 51-vjeçari Anton H., banues në njësinë administrative Baz, pasi ai rrihte nënën e tij të moshuar. Burime pranë Komisariatit të Matit bënë me dije se ky shtetas ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Mesnatën e një dite më parë, në sallën operative të Policisë Mat ka mbërritur një telefonatë nga ky fshat. Telefonuesi saktësoi se e moshuara me inicialet L.H., 75 vjeçe, po rrihet nga djali dhe se ajo kërkonte ndihmë. Burimet shtojnë se telefonata është bërë nga komshinjtë. Ata janë bërë dëshmitarë të dhunës së djalit ndaj nënës edhe herë të tjera, por nuk kanë ndërhyrë nga frika se mund të konfliktohen me 51-vjeçarin e alkoolizuar. Frika se ngjarja mund të precipitonte tragjikisht, ka bërë që banorët të njoftojnë policinë. Mbërritja shpejt e efektivëve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës duke e arrestuar në flagrancë shtetasin Anton H.

Pas arrestimit të djalit, e dhunuara është dërguar në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel. Mjekët kanë konstatuar shenja dhune, hematoma dhe dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit të së moshuarës. Mësohet se edhe në raste të tjera ky shtetas rrihte nënën e tij, duke i kërkuar forcërisht t’i dorëzonte pensionin. Sa herë 75- vjeçarja kundërshtonte dhënien e parave, ajo dhunohej keq nga i biri.

ELBASAN

Një tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. “Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Aldo S., 25 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 15.09.2017, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor më datë 27.06.2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqë- sor Elbasan për veprat penale “dhunë në familje” dhe “veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a/ dhe 321 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Elbasanit. Sipas të dhënave, gruaja 51-vjeçare dhunohej herë pas here nga i biri, ndaj, ndodhur në këto kushte, ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Duke vlerësuar situatën, Gjykata e Elbasanit ka vendosur urdhër mbrojtjeje. Por kjo nuk e ka penguar të riun të vijonte dhunën ndaj nënës. Gjendur në këto kushte, ajo ka sinjalizuar rrezikun që i kanosej nga i biri. Policia ndërhyri dhe arrestoi 25- vjeçarin për dhunën në familje, por edhe për veprimin që bie në kundërshtim

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?