Cilit grup parlamentar do t’i bashkohet AKR-ja? Ja çfarë thotë Pacolli

Aleanca Kosova e Re pas bashkimit me koalicionin PAN ka mbetur vetëm me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahirin dhe Islam Pacollin. Kësisoj, kjo ka bërë që të mos kenë mundësi ta formojnë grupin parlamentar pasi praktikat juridike thonë se një grup duhet t’i ketë më së paku 6 ulëse. Deputeti i […]
Aleanca Kosova e Re pas bashkimit me koalicionin PAN ka mbetur vetëm me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahirin dhe Islam Pacollin.
Kësisoj, kjo ka bërë që të mos kenë mundësi ta formojnë grupin parlamentar pasi praktikat juridike thonë se një grup duhet t’i ketë më së paku 6 ulëse.
Deputeti i këtij subjekti Islam Pacolli, ka thënë për “Indeksonline” se ata tani më kanë 3 deputetë dhe se ende nuk kanë vendosur se cilit grup parlamentar do t’i bashkohen.
“AKR-ja tani ka tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, por se si do të veprohet në lidhje me këtë çështje do të shohim ditët në vazhdim”, ka thënë shkurt Pacolli.
Kjo parti ka mbetur me vetëm dy deputet pasi Korab Sejdiu ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqje nga subjekti të cilin e drejton Behgjet Pacolli.
Ndryshe, krijim të grupeve parlamentare kanë paralajmëruar se do të formojnë dy partitë të PAN-it, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.












