Brnabiq flet me zyrtarin britanik për ‘dialogun e brendshëm’ në Serbi lidhur me Kosovën

Nënsekretari i përhershëm i Zyrës së Jashtme britanike, Simon McDonald, në takimin e mbrëmshëm që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Brnabiq janë pajtuar se dialogu i brendshëm për Kosovën, i iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është shumë i rëndësishëm. Në takim ata theksuan se zhvillimi i dialogut është me rëndësi për rrugën e Serbisë […]
Nënsekretari i përhershëm i Zyrës së Jashtme britanike, Simon McDonald, në takimin e mbrëmshëm që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Brnabiq janë pajtuar se dialogu i brendshëm për Kosovën, i iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është shumë i rëndësishëm.
Në takim ata theksuan se zhvillimi i dialogut është me rëndësi për rrugën e Serbisë drejt BE-së.
McDonald tha se dialogu i brendshëm duhet të përfshijë një numër më të madh pjesëmarrësish, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.












