Blerta Deliu thotë se nuk do të ketë shtyrje të seancës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të seancës për votimin e qeverisë. Kjo pasi që sipas saj, deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës për një gjë të tillë. Deli tha se do të marrin […]
Kjo pasi që sipas saj, deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës për një gjë të tillë. Deli tha se do të marrin pjesë në seancën e përcaktuar për në orën 16:00 dhe presin votimin e qeverisë.
“Nuk pres që të ketë të shtyrje të seancës pasi që deri më tani nuk kemi marrë asnjë informacion nga sekretaria e Kuvendit për shtyrje të saj. Ne do të shkojmë në orën 16:00 në Kuvend dhe do të presim votimin e Qeverisë”, tha ajo.












