Biznesmenit shqiptar i bllokohet pasuria 670 mijë euro

Biznesmenit shqiptar i bllokohet pasuria 670 mijë euro

Një pasuri me vlerë 670 000 Euro është vendosur në sekuestro preventive nga policia e Lezhës. Kjo pasuri e cila dyshohet se është vënë me veprimtari kriminale i përket biznesmenit Vilson Hoxha dhe familjarëve të tij. Pasuria e sekuestruar janë vila, njësi tregtare dhe automjete, transmeton Klan Kosova. “Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, […]

Kjo pasuri e cila dyshohet se është vënë me veprimtari kriminale i përket biznesmenit Vilson Hoxha dhe familjarëve të tij.

Pasuria e sekuestruar janë vila, njësi tregtare dhe automjete, transmeton Klan Kosova.

“Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë”informoi sot policia e shtetit.

Hetimet ndaj tij kanë nisur në maj të vitit 2017 tek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Pronat e sekuestruara

2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)
1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Vendimi i sekuestros preventive u mor nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin më 13 shtator 2017. Ndërsa u ekzekutua nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të Masave “VJESHTË 2017” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” si dhe në kuadër të Procedimit penal të vitit 2017./ Oranews.tv

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?