Besa Gaxherri për Milaim Zekën: Ai është shembull i kësaj qeverie

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka komentuar fjalorin e deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zekës, në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se modeli i tillë është ‘qershia mbi tortë’ e kësaj qeverie, transmeton Periskopi. “Nuk dua të merrem me këtë temë, por Milaim Zeka është shembulli se çfarë qeverie është kjo”, […]
“Nuk dua të merrem me këtë temë, por Milaim Zeka është shembulli se çfarë qeverie është kjo”, ka thënë Gaxherri në Rrokull Roll.
Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka dëgjuar në Kuvend një gjuhë të tillë që ka përdorë deputeti Zeka.
“I drejtohem votuesve të Zekës, që ta shohin dhe le ta gjykojnë, se sa e rëndë është me pas njerëz të tillë në Kuvendin e Kosovës”, ka thane Gaxherri.
Gaxherri më tutje ka folur edhe për situatën politike aktuale në vend, duke thënë se LDK do të punojë që kjo Qeveri të mos ketë jetë të gjatë.
Tha se nuk do të bëjnë më koalicion me PDK’në.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=335&v=XVZz24MnHsU












