Berisha: Rikthimi i vizave, ndëshkimi më i madh që Rama po i bën shqiptarëve

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po shkon drejt vendosjes së sigurt të vizave. Duke u shprehur se autoritetet franceze shohin zgjidhje të vetme rikthimin e vizave për shqiptarët, Sali Berisha ia faturon Edi Ramës këtë gjendje ku ndodhet vendi, me azilkërkues të shumtë në vendet e Bashkimit Europian. Duke sjellë në vëmendje shifra […]
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po shkon drejt vendosjes së sigurt të vizave.
Duke u shprehur se autoritetet franceze shohin zgjidhje të vetme rikthimin e vizave për shqiptarët, Sali Berisha ia faturon Edi Ramës këtë gjendje ku ndodhet vendi, me azilkërkues të shumtë në vendet e Bashkimit Europian.
Duke sjellë në vëmendje shifra të publikuara nga mediat franceze, Berisha shkruan se azilkërkuesit shqiptarë në Francë ia kalojnë të gjithë popujve të tjerë që kërkojnë azil në këtë vend, shkruan Lapsi.al.
Berisha kujtoi edhe kërkesën e policisë dhe prokurorisë holandeze, drejtuar qeverisë së vendit, që vizat të rivendosen për Shqipërinë.
Postimi i plotë i tij:
Ndeshkimi i Norieges me rikthim te vizave per shqiptaret po behet realitet!
Shqiperia drejt vendosjes se sigurt te vizave.
Azilkerkuesit nga Shqiperia ne France sa dyfishi i te gjitha vendeve te tjera te marra se bashku!
Te dashur miq,
Shqiperia po ecen drejt vendosjes te sigurt te vizave. Mediat njoftojne se azilkerkuesit nga Shqiperia ne France per periudhen janar-gusht arriten 7256 vete, sa dyfishi i te gjitha vendeve tjera si Afganistan, Siri, Sudan, Haiti te marra se bashku. Mediat njoftojne se autoritetet franceze shohin zgjidhje te vetme rikthimin e vizave per shqiptaret.
Javet qe kaluan autoritetet e zbatimit te ligjit te Mbretrise se Hollandes i dorezuan parlamentit te vendit nje raport, ne te cilin informojne per rritjen dy vitet e fundit me 700% te kriminalitetit shqiptar ne kete vend dhe rritje te madhe te azilkerkuesve nga Shqiperia.
Ky eshte nje ndeshkim madhor qe Edvin Kristaq Rama i beri Shqiperise. Ai po i privon shqiptaret nga arritja e madhe e jetes se tyre! sb












