Berisha refuzon të drejtojë seancën e parë, kush do të jetë kryeparlamentari për një ditë

Besnik Bare pritet të drejtojë seancën e parë parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë që do të mbahet me 9 shtator. Burime të “News 24” thanë se Sali Berisha ka refuzuar të drejtojë këtë seancë të parë të sesionit të ri parlamentar. Mësohet se refuzuan ta drejtojnë seancën edhe Tritan Shehu dhe Halim Kosova, deputetë të […]
Besnik Bare pritet të drejtojë seancën e parë parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë që do të mbahet me 9 shtator.
Burime të “News 24” thanë se Sali Berisha ka refuzuar të drejtojë këtë seancë të parë të sesionit të ri parlamentar.
Mësohet se refuzuan ta drejtojnë seancën edhe Tritan Shehu dhe Halim Kosova, deputetë të PD-së.
Sipas rregullores, deputeti më i vjetër në moshë duhet të drejtojë seancën e parë të sesionit parlamentar.












