‘’Behgjet Pacolli zhveshi PAN-in’’

Analisti politik, Bajrush Morina duke komentuar kalimin e AKR-së në PAN ka thënë se një gjë të tillë e ka pritur se do të ndodhë më herët. “Mendoj se Pacolli ka qëndruar burrërisht që tre muaj, kam pritur që do ta bëjë një gjë të tillë pas tri dite, pas rezultatit të 11 qershorit që […]
“Mendoj se Pacolli ka qëndruar burrërisht që tre muaj, kam pritur që do ta bëjë një gjë të tillë pas tri dite, pas rezultatit të 11 qershorit që ka parë që është ndarë keq dhe është ndëshkuar nga votuesit”.
“Ai megjithatë mbajti peng shtetin e Kosovës, në fakt mbajti peng PAN-in dhe më në fund u tregua burrë i fortë sepse e bëri PAN-in për pesë pare, e zhveshi PAN-in dhe PDK-në nga çdo vlerë morale politike”.
Morina që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se kreu i AKR-së Behgjet Pacolli është treguar biznesmeni më i madh në politikë.
Sipas tij, Pacolli ka arritur që me shumë pak vota të përfitojë shumë poste të rëndësishme në Qeveri.
“Pacolli është treguar biznesmeni më i madh në politikë, ka arritur që tre votat e tij t’i materializojë në vlerën më të madhe në pushtet, është arritje biznesore, është djegur politikisht më 11 qershor se ka vetëm katër deputeët, derisa pas krijimit të Qeverisë do të jetë vetëm me dy deputetë”.
“Asnjë parti politike nuk ka arritur që të përfitojë sa zoti Pacolli. Ai është treguar një biznesmen i mirë në politikë sepse ka arritur që tre votat e tij t’i materializojë deri në pesë poste qeveritare”.












