Behgjet Pacolli takon ministrin e jashtëm shqiptar, ja çka paralajmëron për dy qeveritë

Behgjet Pacolli takon ministrin e jashtëm shqiptar, ja çka paralajmëron për dy qeveritë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur këtë të enjte në ambientet e ministrisë në Tiranë, Kryeministrin e njëkohësisht Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Kryediplomati Bushati ka deklaruar se së shpejti do të mbahet mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa ka qenë Behgjet Pacolli ai i cili ka bërë të ditur […]

Kryediplomati Bushati ka deklaruar se së shpejti do të mbahet mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa ka qenë Behgjet Pacolli ai i cili ka bërë të ditur propozimin e tij për qytetin që do të mirëpresë mbledhjen e dy qeverive.

Takimi i ardhshëm do të jetë dhe i katërti i dy qeverive shqiptare. Behgjet Pacolli tha se ka shumë përzemër qytetin e Korçës dhe ky ka qenë propozimi i tij për vendin se ku do të mblidhen qeveritë.

“Për ne, Kosova është partner strategjik dhe duhet ta thellojmë këtë marrëdhënie jo thjesht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mundësisht brenda këtij viti, por eliminimin e të gjitha barrierave që ekzistojnë në fushën tregtare. E ftova zt.Pacolli edhe për një aktivitet që do të bëjmë së shpejti për diplomacinë ekonomike.”-tha Bushati.

“Në të ardhmen besoj shumë se ne do të punojmë së bashku jo si dy ministri të ndara, por qasja do të jetë e përbashkët. Ne sot biseduam që sa më shpejt të vazhdojmë traditën me institucione diplomatike të përbashkëta. Lëvizja e lirë është një parim që gjithmonë është sjellë në vëmendje time dhe me qeverinë Rama dhe Haradinaj do ta implementojmë pikë për pikë.

Do të riaktivizojmë edhe takimet tona qeveritare. Shumë shpejt do ta dini ku do të jetë takimi i parë. Unë propozova Korçën. E kam shumë për zemër.”-tha Pacolli.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?