Behgjet Pacolli imiton poetin nga Shqipëria, Elhaid Cufi

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli që pret me padurim të bëhet edhe president i Kosovës, ka shpërndarë një thënie të një miku të tij, që ia ka thënë sot në mëngjes, pas një shikimi të gjatë në sy. Por, arsyeja dhe qëllimi pse publikohet sot kjo thënie mbetet mister, sikurse shumë mistere tjera që e […]
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli që pret me padurim të bëhet edhe president i Kosovës, ka shpërndarë një thënie të një miku të tij, që ia ka thënë sot në mëngjes, pas një shikimi të gjatë në sy.
Por, arsyeja dhe qëllimi pse publikohet sot kjo thënie mbetet mister, sikurse shumë mistere tjera që e karakterizojnë Behgjet Pacollin, shkruan Periskopi.
Me këtë thënie me tendenca poetike, Pacolli i ngjan poetit shqiptar Elhaid Cufi, i cili është bërë i njohur me publikimin e poezive të tij në Facebook.
“Sot në një mëngjes të përbashkët një mik i imi më shiqoj gjatë në sy dhe më tha, “Bota do të ishte ndryshe nëse njerëzit do të kujtonin “SI KANË MBËRRI DERI ATY KU JANË” “World will have been better if people dont forget how they got there”’”, shkruan Pacolli në Facebook. /Periskopi/












