Bedri Hamza jep një arsye interesante pse po rikthehet në ministri

Ministri i ri i Financave dhe guvernatori i deritanishëm i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar arsyet se përse po largohet nga BQK-ja e po bëhet përsëri ministër, njofton Klan Kosova. Siç ka pohuar Hamza, një ndër arsyet kryesore përse po e ndërron vendin e […]
Ministri i ri i Financave dhe guvernatori i deritanishëm i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar arsyet se përse po largohet nga BQK-ja e po bëhet përsëri ministër, njofton Klan Kosova.
Siç ka pohuar Hamza, një ndër arsyet kryesore përse po e ndërron vendin e punës është fakti se ai ka dëshirë ta sfidojë vetën dhe nuk i pëlqejnë “punët e lehta”.
“Si rezultat i rrethanave të reja unë kam dhënë dorëheqje, të cilën ua kam prezantuar bordit dhe presidentit”, ka deklaruar Hamza.
“Nga viti 2012 deri tash sektori financiar ka rritje prej 2.8 për qind në 3.7 miliard. Po ashtu rritja vjetore e kredive nga 3.8 sot është rritë në 10 për qind”, shtoi Hamza duke prezantuar sukseset e tij në punën paraprake.
Ai ka premtuar se gjatë kohës si ministër do t’i merr parasysh “mendimet e të tjerëve; si të OJQ-ve, si të opozitarëve”.












