BDI akuzon Lëvizjen Besa pasi nuk po e përkrahin Fatmir Deharin për kryetar

BDI akuzon Lëvizjen Besa pasi nuk po e përkrahin Fatmir Deharin për kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dhënë një reagim për Lëvizjen Besa e cila nuk e përkrah kandidimin e Fatmir Deharit për kryetar të komunës së Kërçovës. Nga partia thonë se Lëvizja Besa gjithmonë ka qenë ajo që ka dashur të përçajë votën e shqiptarëve si në rastet që kanë ndodhur më herë, transmeton Indeksonline. […]

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dhënë një reagim për Lëvizjen Besa e cila nuk e përkrah kandidimin e Fatmir Deharit për kryetar të komunës së Kërçovës.

Nga partia thonë se Lëvizja Besa gjithmonë ka qenë ajo që ka dashur të përçajë votën e shqiptarëve si në rastet që kanë ndodhur më herë, transmeton Indeksonline.

“Pas nxitjes së përçarjes historike të votës shqiptare më 11 dhjetor dhe humbjes më se 9 deputetëve shqiptar. Pas mosvotimit të kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Pas nxitjes së dhunës në Kuvend nëpërmjet të këndimit të gabuar të himnit kombëtar për ti provokuar protestuesit maqedonas. Pas braktisjes së. Parlamentit më 27 prill. Pas mosvotimit për shkarkimin e kryerprokurorit. Pas, mosvotimit për përfshirje në rend të ditës së ligjit për gjuhën. Pas refuzimit të uljes dhe marrjes vesh me partitë tjera politike shqiptare. Pas refuzimit të deklaratës së përbashkët shqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga partia kërkojnë që votuesit shqiptarë të bashkohen dhe të përkrahin njëri-tjetrin dhe të mos bien pre e tendencave përçarëse.

“Sot, Levizja Besa dhe Bilall Kasami bashkë me eksponentët e kësaj partie po vihen edhe një herë në shërbim të forcave anti-kombetare duke punuar kundër kandidatit të vetëm shqiptar në Komunën e Kerçovës, Fatmir Dehari, dhe duke mos e përkrahur atë. Ne kërkojmë që shqiptarët të bashkohen, të përkrahin njëri-tjetrin, të dalin më të fuqishëm dhe më të unifikuar në mënyrë që të bëhen më të rëndësishëm. Ftojmë votuesit që mos të bien pre e tendencave përçarëse dhe defaktorizuese, por të rreshtohen pas kandidateve me dinjitoz për kryetar komune që do vihen në shërbim të tyre çdo ditë dhe për çdo nevojë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?