Bashkëshortja e Bajram Rexhepit me mesazh emocionues

Bashkëshortja e Bajram Rexhepit me mesazh emocionues

  Bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndier Bajram Rexhepit, Shpresa, sot ka folur për herë të parë pas vdejkës së bashkëshortit. Shpersa përmes një shkrimi mjaft emocionues në rrjetet sociale, ka treguar se dhimbja për humbjen e bashkëshortit, sa vjen dhe po shtohet më shumë. Ajo ka thënë se dhimbjen dhe mungesën e tij po e […]

Bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndier Bajram Rexhepit, Shpresa, sot ka folur për herë të parë pas vdejkës së bashkëshortit.

Shpersa përmes një shkrimi mjaft emocionues në rrjetet sociale, ka treguar se dhimbja për humbjen e bashkëshortit, sa vjen dhe po shtohet më shumë.

Ajo ka thënë se dhimbjen dhe mungesën e tij po e ndjejnë edhe më shumë tani pas mbylljes së ngushllimeve.

Shpresa në emrin e saj dhe të vajzës së tyre Vanesës, ka falenderuar të gjithë ata që gjatë këtyre ditëve i kanë qëndruar pranë familjës.

Ky është shkrimi i plotë:

Dhimbja që përjetuam në ditët që kaluam pas ndarjes fizike nga ne e Bajramit, sa vjen dhe po shtohet më shumë. Zbrastësinë që ka lënë në mesin tonë tani pas mbylljes së ngushëllimeve po e ndjejmë edhe me thellë!

Kemi marr telegrame të shumta të ngushllimit dhe kemi prit në vizita ngushlluese shumё personalitete të politikës, kulturës e artit, intelektual të ndryshëm, miqë ndërkombëtar, individ dhe familje anëkënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Lugines së Preshevës dhe të gjitha trojeve shqipëtare, si dhe vendeve fqinje, për çka familja, unë si bashkëshorte në emër timin, në emër të Vanesës dhe në emër të gjithë familjes Rexhepi u jemi përjetësisht mirёnjohës!

Ndarja e dhimbjes suaj me ne për bashkëshortin, babain, vëllaun dhe familjarin tonë, e mikun tuaj Dr. Bajram Rexhepin, tregon se ai nuk ishte vetëm i yni, ashtu siç tregoi edhe Ai me veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës së tij sa ishte gjallë se sa shumë e donte vendin dhe popullin e tij.

Duam që me përulje të ju falenderojmë të gjithëve ju që sinqerisht keni ndarë dhimbjen tonë dhe na e lehtësuat atë në momentet me të vështira për ne.

Falendërojmë institucionet tona shëndetësore të cilët u angazhuan dhe u përkujdesen për trajtimin shëndetësor të Bajramit.

Një falenderim të veçantë dhe mirënjohje të përherëshme kemi për shtetin e Turqisë, të cilët morën përsipër dhe u kujdesen për muaj të tërë për shërimin e tij në klinikat më prestigjioze të tyre shtetërore,duke na kursyer nga cdo obligim.

Po ashtu një falenderim i veqantë edhe për institucionet tona në organizimin e ceremonisë dinjitoze të varrimit.

Ua kthefshim në të mirë e gëzime!

Me respekt,
Shpresa, Vanesa dhe e gjithë familja Rexhepi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?