Banorët e Tiranës protestojnë para Ambasadës Amerikane

Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia bëri të qartë, se pas shembjes së banesave do të marrin bonus qeraje, sot dhjetëra banorë në Shkozë kanë nisur nje tjetër protestë, shkruan Lapsi. Ditën e sotme ata kanë nisur një marshim nga Shkoza drejt Ambasadës Amerikane në Tiranë. Para kësaj, ata i janë drejtuar me një […]
Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia bëri të qartë, se pas shembjes së banesave do të marrin bonus qeraje, sot dhjetëra banorë në Shkozë kanë nisur nje tjetër protestë, shkruan Lapsi.
Ditën e sotme ata kanë nisur një marshim nga Shkoza drejt Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Para kësaj, ata i janë drejtuar me një letër Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE në vendin tonë, duke i kërkuar ndihmë.
Zgjedhja e një ambasade të huaj për të kërkuar ndihme tregon se banorët i kanë humbur shpresat tek institucionet e shtetit shqiptar, apo tek opozita.
Reagimi i tyre vjen kundër prishjes së banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës së Shkozës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.
Janë 153 familje që preken nga projekti, dhe të mbetur pa asnjë zgjidhje kanë dalë në një protestë të dytë, pas asaj më 14 shtator, ku bllokuan rrugën në Shkozë.












