Bajram Gecaj godet keq Ramush Haradinajn për ministrin serb që po akuzohet për tortura gjatë luftës

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka komentuar situatën e ministrit serb Nenad Rikallo, i cili u akuzua nga disa qytetarë të Prishtinës se i kishte terrorizuar ata dhe disa studentë gjatë luftës në Kosovë. Gecaj ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt kohën kur ai dhe ‘opozita e bashkuar’ […]
Gecaj ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt kohën kur ai dhe ‘opozita e bashkuar’ kërkonin shkarkimin e Aleskander Jabllanoviqit atëkohë ministër për Kthim dhe Komunitete.
“Për shumë më pak, Kryeministri Mustafa shkarkoj tre ministra serb. Të na provoj tani z. Haradinaj trimërinë dhe mos-varshmërinë e tij nga Beogradi”, ka shkruar Gecaj.
Ja postimi i plotë i Bajram Gecajt në Facebook:
Nëse gjykatat do të vërtetonin atë që po e dëgjojmë nga mediat për Ministrin Rikallo, diskutimi për shkarkimin e tij do të ishte i pakuptimtë, pasi që në një rast të tillë ai do të kualifikohej si kriminel lufte. Më e pakta që mund të bëj Kryeministri Haradinaj do të ishte, në këtë rast, suspendimi i tij deri sa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre. Mos të harrojmë se dikurë z. Haradinaj, me “opozitën e bashkuar”, desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit (edhe pse e papranueshme). Për shumë më pak, Kryeministri Mustafa shkarkoj tre ministra serb. Të na provoj tani z. Haradinaj trimërinë dhe mos-varshmërinë e tij nga Beogradi.












