Bahtiri: Këto ishin planet e Isa Mustafës, por i dështuan

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka ‘zbuluar’ disa plane të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për zhagitje të zgjatur të krijimit të institucioneve, duke mos bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai thotë se Mustafa kishe interesa personale duke kërkuar nga Vetëvendosje heqjen e 70 dosjeve në Prokurori si dhe shtyrjen e formimit të institucioneve deri […]
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka ‘zbuluar’ disa plane të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për zhagitje të zgjatur të krijimit të institucioneve, duke mos bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai thotë se Mustafa kishe interesa personale duke kërkuar nga Vetëvendosje heqjen e 70 dosjeve në Prokurori si dhe shtyrjen e formimit të institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale, për të hyrë në një koalicion tjetër me PDK-në.
“Plani ka qenë te zvarritet ende moskrijimi i institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale dhe atëherë s’kish zgjedh asnjë mjet për të marrë pushtetin përsëri”, tha Bahtiri.
Ndërkaq, Bahtiri vazhdoi lëvdatat për Kurtin, duke thënë se ai do duhej të bëhej kryeministër e jo Haradinaj.
“Zoti Kurti është më i fuqishëm se çdo politikan në Kosovë”, tha ai. /Periskopi/












